Xheko: Krenar që jemi mes 8 më të mirëve, frikë nga askush!

0

Sulmuesi boshnjak ka rekordin e 50 golave në tre kampionate të ndryshme “big” (Itali, Angli dhe Gjermani). Duhet të transferohej te Çelsi, por “në Romë jetoj shumë mirë”

“Jam krenar që luaj në këtë ekip dhe jemi mes tetë ekipeve më të mira të Europës.  Jemi të fortë edhe ne dhe mund të luajmë kundër kujtdo. Nuk kemi frikë”. Edin Xheko nuk përmbahet. Pas ndeshjes, shprehet shumë i lumtur për suksesin.

Eshtë njeriu i momentit te Roma dhe ai që pa diskutim duhet në këtë “sprint” sezonal. Sepse, vendi i tretë duhet mbrojtur nga “sulmet” pas, si Lacio, Interi dhe Milani, edhe pse dy fitoret e fundit, ndaj Napolit dhe Torinos, kanë kthyer qetësinë. Por, sot mund të mos ishte pjesë e Romës dhe “Olimpico”-s, pasi në atë që ka rrëfyer te portali boshnjak “scsport.ba”, Edin Xheko rrëfen gjithçka: “Nuk dua të kthehem te e kaluara. Jam i lumtur te Roma dhe jetën që bëj këtu. Nuk më pëlqen të flas për spekulimet e medieve. Ndonjëherë ka të vërteta, ndonjëherë ekzagjerohet. Oferta ishte e vërtetë, kishte interes nga Çelsi kundrejt meje, këtë e pranoj. Por, ashtu si shihet, te Roma ndihem mirë”. Sakaq, ka shkuar 50 gola në tre nga pesë kampionatet më të mëdha në Europë… “Jam i kënaqur nga kjo arritje, duke qenë se jam i pari në këtë rekord. Nuk e dija që askush nuk kishte shënuar kaq shumë, ndaj jam i kënaqur. Çdo kampionat është ndryshe dhe kam shënuar 50 gola në Gjemani, Angli dhe Itali. Ndaj, jam edhe më shumë i kënaqur sepse golat e mi kanë shërbyer për arritjet e ekipeve”. Por, cilat janë objektivat me Romën? “Të ruajmë vendin e tretë, duke qenë se i dyti dhe i pari janë të paarritshëm. Sigurisht, ne duam fitoren në çdo ndeshje, por jo gjithmonë na ecën ashtu si duhet. Objektivi është që të jemi sërish në Champions sezonin tjetër”.

Kolarov – “Më ka dhënë ndihmë të madhe në Mançester (Siti), e rigjeta te Roma. Jemi miq të mëdhenj dhe jam i kënaqur që luajmë bashkë. Fusha flet për të, jemi të vetëdijshëm se sa shumë shërben përvoja e tij për ne”.

Nations League – “Eshtë një kompeticion i shkëlqyer. UEFA është impenjuar shumë për të futur këtë risi dhe të përmirësojë cilësinë, ndaj ky projekt duhet të pritet me kënaqësi. Çdo komb ka mundësinë për t’u përmirësuar. Ne duhet të shohim veten. Prosineçki? Po, kam një opinion të madh për të, sepse veç një ish-futbollist i madh është edhe një njeri i madh. Do të kemi kohë të përgatitemi për Nations League (Kupa e Kombeve)”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.