Vlerësimi: Muzaka shpallet “Lojtari i muajit tetor”

Një gol në supersfidën përballë Partizanit në fundin e muajit tetor. Paraqitje mbresëlënëse në mesfushën e Skënderbeut dhe një lider në skuadrën korçare. Për performancat e shkëlqyera, Gjergji Muzaka u shpall “Lojtari i Muajit Tetor” në Kategorinë Superiore.

Vlerësimi për 34-vjeçarin u dha nga Shoqata e gazetarëve “Sporti na Bashkon”. Çmimi i është dorëzuar Muzakës përpara ndeshjes së javës së 13-të të kampionatit, ku Skënderbeu fitoi në shtëpi përballë Flamurtarit.

Muzaka e tërhoqi çmimin nga përfaqësuesi i shoqatës në Korçë, gazetari Tonin Frroku, si edhe nga zv. trajneri i Skënderbeut Edlir Tetova. Një vlerësim mjaft i rëndësishëm për mesfushorin, i cili vazhdon të luajë në nivele të larta dhe po i justifikon më së miri pritshmëritë në fushë, si një prej senatorëve të skuadrës së Orges Shehit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *