VIDEO/ Van Dijk fluturon mbi 3 lojtarëve, në versionin superman shënon ndaj United

Liverpool ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen që është duke zhvilluar kundër Manchester United. Goli ka ardhur prej mbrojtësit të të kuqve, Virgil Van Dijk, i cili ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Edhe pse i rrethuar nga tre kundërshtarë të tij, mbrojtësi holandez ia ka dalë të kërcejë mbi futbollistët e “djajve të kuq”, duke shfrytëzuar kështu atë krosim nga goditja e këndit të Trent-Arnold.

Goli është shënuar në minutën e 14 të takimit, duyke bërë që Liverpool të udhëheqë kështu kundër Manchester United. Këta të fundit janë i vetmi ekip i cili ia ka arritur t’i marrë pikë skuadrës së drejtuar nga Klopp./Sport Ekspres/