VIDEO/ Trajektorja brilante e Salah, Liverpuli nuk gabon në “Champions League”

Liverpuli nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të “Champions League”, atje ku ende një kombinim mund ta nxirrte nga ky kompeticion që te grupet. Pjesa e parë e Salzburgut është mbyllur në një barazim pa gola. Por me nisjen e pjesës së dytë, do të vinte edhe fitorja e anglezëve.

Fillimisht me Keita, për të mbërritur te goli fantastik i Salah. Megjithëse në pamje të parë goli i këtij lojtari mund të duket e thjeshtë, trajektorja që i ka dhënë topit në atë rast është vërtet mahnitëse. Lojtarët e drejtuar nga Klop kanë dalë si kokë grupi, ndërsa pas tyre është kualifikuar edhe Napoli. /Sport Ekspres/