VIDEO | Supergol i Lazaros në shtesë, Austria ia del përballë Irlandës së Veriut

0

Një gol i Valentino Lazaros në minutën e tretë shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren Austrisë përballë Irlandës së Veriut në transfertë. Djemtë e Franko Fodës fituan 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve dhe duke mbyllur grupin 3 në vendin e dytë me shtatë pikë, 3 më pak se Bosnja kryesuese.

Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa e dyta nisi me avantazhin e austriakëve. Një aksion i bukur në krahun e majtë të miqve solli golin e parë më anë të Ksaver Shlager. Vendasit barazuan me anë të Korri Evans në minutën e 57. Mesfushori përfitoi dhe nga një devijim, duke çuar në festë të pranishmit.

Megjithatë, Austria nuk u dorëzua dhe gjeti golin e fitores në frymën e fundit. Kundërsulm i shpejtë dhe Arnautoviç pasoi për Lazaron, i cili shënoi një gol shumë të bukur, duke i dheënë fitoren Austrisë.

Në dy ndeshjet e grupit 2 nuk kishte surpriza. Bjellorusia mposhti San Marinon në transfertë me rezultatin 0-2., duke e mbyllur në krye të grupit 2. Barazim midis Moldovisë dhe Luksemburgut. Të dy ekipet ndanë nga një pikë, me Luksemburgun në vendin e dytë, ndërsa moldavët e mbyllën një vend më poshtë, me një pikë më pak.

Irlanda e Veriut-Austri 1-2
(Evans 57’ / Shlager 49’, Lazaro 93’)

Moldavi-Luksemburg 1-1
(Ginsari (pen) 58’ / Bensi 70’)

San Marino-Bjellorusi 0-2
(Dragun 8’, Saroka 52’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.