VIDEO/ “Penaldo” i vjedh golin Dibalës, gafa fëminore nga De Ligt dhe Bufon

Juventus ka marrë një pikë me vështirësi ndaj Sasuolos ndeshjen e sotme, që ka përfunduar në shifrat 2-2. Ishte fillimisht Bonuçi ai që hapi serinë e golave të takimit në minutën e 20, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Boga do të vendoste baraspeshën me anë të një goli fantastik, duke mposhtur një legjendë si Bufon me parabël.

Pjesa e dytë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për bardhezinjtë, teksa De Ligt vazhdon të shfaqë pasiguri në mbrojten e “zonjës së vjetër”. Prej gafës së tij, së bashku me pasigurinë e Bufonit erdhi edhe goli i dytë i Kaputos për Sasuolon në minutën e 47. Shpëtimi i Juventusit vjen nga stoli, teksa futja e Dibalës në fushë jep frytet e veta. Një penallti e fituar prej tij sjell edhe golin e barazimit për ekipin e Sarrit.

“Penaldo”, që është emërtuar kështu edhe nga “Goal.com” për shkak të golave të lartë që shënon nga penalltia, do ekzekutonte 11 metërshin, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Fillimisht dukej se topin e kërkonte Dibala, pasi arriti të fitonte penalltinë, por nuk mbaron këtu, pasi portugezi ka ndaluar një tjetër goditje të Dibalës drejt portës, si për të marrë rolin e një mbrojtësi./Sport Ekspres/

https://twitter.com/elchaupo/status/1201123751921954817?fbclid=IwAR1OLfLbkXna-fYHhQH0fuZavw45ZPXKNYD5z3h32dWE4DWCPS5VcGP-4fI