VIDEO/ Olainka turpëron Piquen dhe spektakël, çekët befasojnë Barcelonën në “Camp Nou”

Peter Olainka po jeton një ëndërr të vërtetë, ndërsa po luan në nivelet më të larta të futbollit. Me ekipin e Slavias së Pragës kanë marrë një barazim pa gola ndaj Barcelonës që mund të konsiderohet si historik në “Camp Nou”.

Pas pikës së marrë me Interin në transfertë, çekët po tregohen një “kockë e fortë” dhe po i prishin të gjitha llogaritë në grup. Ndërkohë Peter Olainka ishte i papërmbajtshëm kundër mbrojtsave katalanas, pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Madje që në minutën e 14 duke iu bërë “tmerri” i Pique, që mori kartonin e verdhë pas po bënte pak udhëtim duke u mbajtur në fanellën e Olainkës. I pandalshëm në shpejtësi, pavarësisht asaj ndërhyrje të gabuar. Gjithashtu spektakël do të jepte në mbajtjen e topit edhe në minutat e fundit të takimit, duke xhungluar disa herë topin me kokë mes dy lojtarëve të Barcelonës dhe në fund doli fitues. Tashmë ky sulmues do të bëj jehonë më të madhe dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, merkato e janarit mund të shkaktojë edhe një surprizë të madhe për të, nëse mund ta quajmë të tillë. /Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/story_futbol/status/1191802791901175808