VIDEO/ Nuk e prisnin në fushë, Florian Kamberi me një tjetër gol fantastik në Skoci

Florian Kamberi nuk ndalon së shënuari në Skoci, ndërsa këtë herë ia del kundër Motherwell. Aktualisht Hiberniani është duke fituar me rezultatin 2-1. Goli i dytë i këtij ekipit ka ardhur pikërisht nga sulmuesi shqiptar.

Me një top të mbetur në zonë dhe me shqetësimin e tre kundërshtarëve, Kamberi tregon gjithë aftësitë dhe potencialin e tij, për ta ndalur topin në rrjetë. Menjëherë ka ardhur edhe festimi, ndërsa ndeshje pas ndeshje tregon se është pikërisht një tip sulmuesi që Kombëtarja nuk e zotëron. Por fatkeqësisht në ndeshjen e fundit të Shqipërisë nuk luajti për mos dhënien e lejes nga Zvicra dhe për një dëmtim. Madje as ndaj Motherëell nuk pritej në fushë pasi stërvitej gjithmonë i diferencuar. Jo vetëm që e nisi nga minuta e parë, por tani po i jep edhe fitoren skuadrës. /Sport Ekspres/