VIDEO/ Nojer në versionin e dështuar, Milani e pëson nga idiotësia e Donarumës

Donaruma nuk është aspak në një gjendje të mirë te Milani. Gjithmonë kemi parë dalje të gabuara nga portieri italian, që nuk ka më siguri. Vetëm se këtë herë ndaj Udinezes një prej gabimeve që po kthehen të zakonshme prej tij, ka kushtuar me një gol të pësuar.

Një ndërhyrje dhe guxim që të kujton Nojerin, por në versionin më të keq. Kështu e ka pësuar Milani golin e parë që ka ardhur në minutën e 6. Larsen nuk do e kishte aspak të vështirë që të dërgonte topin në portën e boshatisur, ndërsa rezultati vazhdon ende në shifrat 0-1. /Sport Ekspres/