VIDEO/ “Na mungojnë +3 selfiet”! Tirana me videon emocionuese, kujton fotografitë e fitoreve radhazi

Tirana ka publikuar një tjetër video emocionuese, për të na sjellë edhe njëherë fotografitë dhe pamjet nga ndeshjet e Superiores. Duket si një kohë shumë e largët, ndërsa janë bërë ditë të tëra që në Shqipëri mungon futbolli për shkakun e Koronavirusit.

Në këtë video thuhet se të gjithë duhet të qendrojnë në shtëpi, për të bërë edhe pak durim, që më pas gjithçka të kthehet në normalitet, si dikur. Gjithashtu klubi ka nostagji edhe për fotografitë selfie të +3 pikëve. E nisur pas fitores së parë në derbi me Partizanin, por me sukseset radhazi të Egbos, do të bëhej një set i tërë me fotografi.

“Bashkë për një qëllim…për jetën. Slogani nuk ndryshon, por tashmë për një mision jetik për secilin nga ne. Vetëm kështu ia dalim. Na mungon futbolli, na mungojnë emocionet, stërvitjet. Na mungon “plus 3 selfiet”, stadium i mbushur plot. Do mundoheni edhe pak, që ta nisim atje ku e kemi lënë”. /Sport Ekspres/