Interi nuk ka ndonjë dashuri të madhe për arbitrat dhe gjithmonë priten konstestime nga zikaltrit. Kjo duke parë luftën që është në këtë sezon për titull, por njëkohësisht edhe paragjykimet e shumta për ndihmën që kryesorët i japin Juventusit.
Kjo ndodhi edhe në këtë javë, ndërsa të gjithë tifozët e Interit kanë reaguar për zgjedhjen e Fabrit te Lacio-Juventus, pasi ka qenë në disa raste në favor të bardhezinjëve. Ndërkohë arbitri Calverese që drejton te Inter-Roma, është hedhur përtokë nga De Vrij në një përplasje kokë më kokë gjatë pjesës së parë të mbyllur 0-0, megjithëse ishte aksidentalisht. Vërshëllima ka pasur nga stadium për disa vendime të këtij arbitri, megjithëse deri tani nuk ka ndonjë gabim fatal. /Sport Ekspres/