VIDEO/ Goli i anuluar, fitore dhe 90 minuta! Rei Manaj bën debutimin te Barcelona B

Rei Manaj e ka bërë menjëherë debutimin te Barcelona B, atje ku kjo skuadër është ndeshur ndaj Ejeas. Takimi është fituar në shifrat 2-0, me sulmuesin shqiptar që ka luajtur nga minuta e parë e takimit dhe nuk është zëvendësuar nga trajneri.

Niveli i treguar nga ana e lojtarit të Kombëtares ka bindur menjëherë teknikun e katalanasve, që i ka hapur menjëherë hapësirën. Madje Manaj do të realizonte në minutën e 73, por goli do të anulohej për faull. Pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë, sulmuesi i Barcelonës B ka kërcyer më tepër se mbrojtësi kundërshtar, megjithëse festa nuk do të niste për shumë gjatë pas vërshëllimës së arbitrit që ndodhej shumë afër aksionit. /Sport Ekspres/