VIDEO/ Gafa fatale dhe topi me perfeksion në trekëndësh, Paderborni dhe Gjasula i gëzohen golit të parë pas COVID-19

0

Nga Klaudio Ndreca

Bundesliga është duke vazhduar kampionatin ndërsa aktualisht është duke u luajtur java e dytë pas COVID-19. Paderborni ku luan edhe Klaus Gjasula po përballet ndaj Hoffenheimit, ndërsa aktualisht shifrat janë në barazimin 1-1.

Miqtë kaluan të parë në avantazhin në minutën e 4 me anë të golit nga Skov. Por vetëm 5 minuta janë dashur për t’u rikthyer edhe njëherë ekuilibri i plotë. Një gafë fatale e brërë nga qendërmbrojtësi i Hofenheimit, ndërsa sulmuesi Srbeny ka gjetur në perfeksion trekëndëshin duke ia bërë të pamundur portierit për të reaguar.

Nga minuta e parë në këtë përballje është edhe Klaus Gjasula, që i është gëzuar për herë të parë një goli që nga pushimi për shkakun e pandemisë. Mesfushori shqiptar u shpreh se nuk ndien emocione të mëdha  në ndeshje të tilla, për shkak të kushteve anormale, ndërsa në takimin e fundit u barazua pa gola ndaj Duseldorfit. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.