VIDEO/ Emocione të forta, Strakosha duhet të duartrokasë reagimin brilant të Forster

Emocione të forta dhe të jashtëzakonshme ishin ato që u prodhuan në përballjen mes Celtic dhe Lacios, e mbyllur me rezultatin 2-1. Për portierin e Kombëtares, Strakosha, nuk kishte asnjë përgjegjësi në golat e pësuar.

Por gardiani kuqezi duhet të duartrokas pritjen shpëtimtare dhe brilante të kundërshtarit, Forster. Një gjuajtje me gjithë potencialin dhe fuqinë e Cataldit ka ardhur në sekondën e fundit, që u shoqërua me reagimin e portierit të Celtic. Gjithë duartrokitjet e merituara ka marrë nga tifozët dhe stadiumi i tejmbushur, duke mbajtur në fuqi përmbysjen që bëri ekipi i tij. /Sport Ekspres/