Video e mbrëmjes/ Kush ka dyshime për më të mirin në botë? Lionel Mesi magjeps ende si të ishte 20-vjeç

Nga Klaudio Ndreca

Shumë dëmtime të lëna pas shpine kohët e fundit dhe probleme me fizikun, por Lionel Mesi ka lindur për të qenë një kampion dhe për t’i tejkaluar të gjitha sfidat. Padyshim futbollisti që do kërkojë shumë cite për t’u zëvendësuar denjësisht kur të tërhiqet dhe të mbyllë karrierën, ndërsa emrin e tij e ka shënuar me gërma të arta. Pavarësisht se vitet nuk flasin më në favorin e tij, Lionel Mesi vazhdon të magjeps si të ishte 20-vjeç. Këtë e ka bërë edhe në mbrëmjen e sotme ndaj Leganes, atje ku është fituar me rezultatin 2-0.

Ansu Fati do të shënonte golin e parën në minutën e 42, për t’i lënë vendin magjisë së sulmuesit argjentinas. Mesi i merrë “zvarrë” të gjithë lojtarët kundërshtarë që nga mesfusha, pavarësisht se disa prej tyre nuk ngurruan që të kapeshin fort pas fanellës së argjentinasit vetëm për ta ndaluar. Por duke mos e bërë menjëherë këtë gjë, ndërsa kontakti që pati brenda zonës e ktheu në penalltinë që do të shënohej nga Mesi për të përmbyllur ndeshjen. Ndërkohë që veprimi i bërë në këtë aksion duhet admiruar dhe tregon qartësisht për lojtarin më të mirë në botë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *