VIDEO/ E kuptuat tani? Fusha katastrofë dhe shiu ishte vetëm për Torinon, Interi fiton falë Contes

Interi ka arritur të fitojë pastër dhe me rezultatin 0-3 ndaj Torinos, duke mbajtur hapin e Juventusit që kaloi Atalantën me rezultatin 1-3. Martinez dhe De Vrij do të shënonin në pjesën e parë, ndërsa Lukaku nuk mund të mungonte për të vulosur fatin e takimit.

Ajo që u vu re në këtë përballje ishin kushtet katastrofike të fushës pas reshjeve të shiut. Topi nuk kërcënte në mënyrën e duhur dhe ishte e vështirë për të luajtur futboll normal. Por kjo vetëm për Torinon, që nuk arriti të përshtatej as në stadiumin e saj me këto kushte.

Ndërsa për Interin ishte si gjithmonë, pasi Conte i kishte paraprirë këtyre situatave. Pak javë më parë, trajneri italian i kishte detyruar lojtarët që të stërviteshin në kushte të rënduara atmosferike dhe në mes të shiut, për t’u përshtatur sa më tepër në të tilla momente. Në fund, sakrifica gjithmonë vlen… /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/official433/videos/404872376867755/?v=404872376867755