VIDEO/ Duart e portierit të Luftëtarit nxjerrin Partizanin nga kriza, 3 gola dhe fitorja e parë e Sormani

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Luftëtarit, duke e mbyllur ndeshjen thuajse që në pjesën e parë. Të kuqtë kanë dalë me tre pikët pa hasur shumë vështirësi, ndërsa në minutën e 3 të takimit ishte Solomon që dërgoi topin në rrjetë.

Një realizim i lehtë për këtë futbollist, teksa pasiguria e portierit të Luftëtarit e dhuroi këtë gol. Sërish një gabim në pozicionim do të vinte edhe në minutën e 18, atje ku Broja e ka dërguar topin në rrjetë nga distanca. Për ta mbyllur historinë e ndeshjes mendoi Kordeiro, me Partizanin që ka marrë fitoren e parë në drejtimin e Sormanit dhe duke shpresuar te një ecuri pozitive, ndërsa shkojnë në vendin e 4 të Superiores. /Sport Ekspres/

 

Partzani: Hoxha, Trashi, Belica, Bitri, Idrizaj, Kordeiro, Telushi, Broja, Çinari, Solomon, Bardhi

Luftëtari: Shala, Dushkaj, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Demo, Açka, Oshafi, Lika, Çela,Haxhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *