VIDEO/ Dijoni mund PSG mes surprizës, por një lojtar humb ndjenjat në fushë

Dijoni ka bërë surprizën në mbrëmjen e sotme, teksa ka mundur PSG-në me rezultatin 2-1. Madje duke e kthyer me përmbysje, pasi Mbape kalon gjigandët francez në avantazhin fillimisht, në minutën e 19. Kur pritej mbyllja e pjesës së parë, do të ishte Choiar që vendosi barazpeshën.

Ndërkohë goli i dytë nga Cadiz nuk do të vononte, por me nisjen e së dytës, dërgoi topin në rrjetë. Një moment paniku pati për Fouad Chafik në minutën e 33. Pas një përplasje të rëndë me portierin e PSG-së është shtrirë në tokë duke humbur ndjenjat. Menjëherë ka dalë nga fusha e lojës, ndërsa ky moment ka shkaktuar edhe shumë panik. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/SanchezZouhir/status/1190380735619903488