VIDEO/ Dëmtim horror për Hysajn, lë fushën me barrelë dhe pak shanse për Kombëtaren

Trajneri Ançeloti zgjodhi që pas shumë ndeshjesh, të aktivizonte si titullar në fushën e lojës në transfertën me Torinon, Elseid Hysajn. Por mbrojtësi i Kombëtares ka dalë nga fusha e blertë në minutën e 31.
Një rrëzim shumë i keq në fushë, duke rënë me kokën në tokë dhe nga lartësia e konsiderueshme, ka ardhur i menjëhershëm zëvendësimi.

Futbollisti shkodran ka dalë nga fusha e lojës me barrela, ndërsa dukej se dëmtimet ishin vërtet shumë serioze. Në kushte të tilla, një mungesë në ndeshjet e Kombëtares është thuajse e sigurtë, duke marrë parasysh frakturën që ka marrë me Torinon. /Sport Ekspres/