VIDEO/ Demiri shfrenon imagjinatën nga distanca, Shqipëria e ka një zgjidhje për krahun e majtë

Besir Demiri i ka dhuruar ekipit të tij fitoren me anë të një gol të jashtëzakonshëm nga distanca 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen që Zilina e fitoi kundër Trnavës me shifrat 0-1.  Mbrojtësi shqiptar po bën një sezon mjaft të mirë me skuadrën e Zilinës në kampionatin sllovak. Ku renditet në vendn e dytë, vetëm dy pikë larg kreut. Ndërkohë Demiri ka qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, ku duket se ka bërë një punë të mirë së bashku me pjesën tjetër të mbrojtësave, pasi klubi i tij është ai që ka “futur më pak ujë” në prapavijë deri në këto moment.

Të gjitha këto tregojnë se Reja mund të hedhë sytë sërish drejt Demirit për ta rikthyer futbollistin shqiptar edhe njëherë te kuqezinjtë. Ky i fundit nuk çalon në fazën mrojtëse por di gjithashtu edhe të shtyjë të tijët përpara apo edhe të shënojë perla të tilla si ajo e djeshmja. Pra, i përshtatet skemës së teknikut italian dhe mund të merret në konsideratë për ndeshjet e radhës, duke marrë parasysh edhe faktin se krahu i majtë te Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka shumë alternativa./Sport Ekspres/