(VIDEO) Anjeli i emocionuar, përqafimi që kthehu sallën si një stadium

Presidenti përkrah Xhixhit: “Të gjesh fjalë është e vështirë, ne njerëzit e Juves do t’i jemi mirënjohës. Faleminderit”

Ditë intensive emocionalisht në Torino, por jo vetëm… Emocionet i ka dhuruar sidomos një stading ovation i sallës së konferencës, teksa janë prezantuar Andrea Anjeli, presidenti i Juves, dhe portieri Xhixhi Bufon. Pikërisht numri “1” i Juves ka dhënë mesazhin e parë, duke iu drejtuar Xhixhit kështu. “Të gjesh fjalët është e vështirë. Është një person altruist, karizmatik, ambicioz, i thjeshtë, i ndrojtur, i ndershëm, transparent, i sinqertë, një mik, kapiteni. Ka qenë në parajsë dhe ka zbritur në ferr duke u kthyer prap në parajsë.

Ne, njerëzit e Juventusit, do t’i jemi gjithmonë mirënjohës. Besoj që, duke përjashtuar familjarët, Xhixhi ka qenë personi që ka frekuentuar më shumë shtëpinë time në këtë vit të fundit. Kemi ndarë çdo vendim. Sot, më duhet të them vetëm një fjalë, për të mos e zgjatur: faleminderit!”. Aty, duartrokitjet kanë mbuluar heshtjen, teksa më pas Anjeli ka përqafuar Bufonin, që është dukur i përlotur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *