VIDEO/ Absurditet i madh në Seria A, lojtarët e Napolit nuk pranojnë të luajnë dhe Ançeloti në fushë

Një tension i jashtëzakonshëm ka përfshirë takimin mes Napolit dhe Atalantës në minutat e fundit. Madje aq rëndë shkoi situata, aqsa lojtarët vendas nuk pranuan më që të vazhdonin lojën në minutën e 89.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, me mos dakortësinë sa i përket vendimeve të gjyqtarit. Fillimisht do të ishte Kjaer që do të mbante në zonë Llorenten. Në pamje të parë kontakti ishte i pastër dhe dukej penallti për Napolin, ndërsa rezultati ishte 2-1.

Por jo për arbitrin, që vazhdoi lojën dhe pikërisht në atë aksion erdhi goli i Atalantës. Madje shumë kontestime pati edhe aty, pasi Ilicic dukej si në një pozicion jashtë loje. Pankina e tërbuar ka reaguar ashpër, madje edhe vetë Ançeloti ka hyrë në fushë për të qetësuar lojtarët. Por si përfundim do të ishte trajneri që do të dilte jashtë fushës, ndërsa lojtarët e Napolit ende nuk po i besonin syve për ato vendime të kryesorit të takimit. /Sport Ekspres/