(VIDE) Sulmi zhgënjen, por Milani ia del me penallti!

Dy penallti dhe 3 pikë. Milanit i mjafton kaq përballë Spalit në “San Siro”, me golat e Rodriguezit dhe Kesit nga pika e bardhë, teksa skuadra mike nuk e ka vënë për ansjë moment në vështirësi Donarumën, duke menduar më shumë të mbrohet dhe të qëndrojë prapa. Për ekipin e Montelës është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e para të kampionatit dhe ndeshja e dytë që ekipi kuqezi e mbyll pa pësuar gol, pas sfidës në Krotone, në javën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=fGmREF0350s

Sakaq, Andre Silva, që debutoi titullar në kampionat dhe luajti për 90 minuta, ka lënë për të dëshiruar dhe ka “thumbuar” shumë pak, ashtu sikurse Kaliniç, ndoshta i lodhur edhe nga ndeshja e përpara tri ditëve. Por, rëndësi kishin pikët dhe ato erdhën, edhe pse me dy episode të diskutueshme në zonë. Në fillim portieri Gomez doli dhe pengoi Kaliniç, ndërsa në pjesën e dytë ishte Kesi ai që u pengua, edhe pse më shumë u duk një penallti e fituar “alla Inzagi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *