Valverde: Barcelona një model, duam më të mirët në botë

0

Trajneri i Barcelonës mbron blerjet shumë milionëshe dhe nënvizon se klubi e ka gjithnjë një sy nga akademia. “Ksavi e Iniesta janë të papërsëritshëm”

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit në Spanjë përballë Selta Vigos. Barcelona ka barazuar 1-1 një javë më parë në “Balaidos” dhe duket e favorizuar për të shkuar më tej. Trajneri Valverde ka nënvizuar se dhe Kupa e Mbretit është përparësi për Barçën në këtë sezon. Por sigurisht që një pjesë e konferencës së tij për shtyp është shpenzuar me merkaton dhe afrimin e bujshëm të Filipe Kutinjos për 160 milionë euro nga Liverpuli. Ai ka mbrojtur blerjet shumë milionëshe dhe nënvizuar se klubi e ka gjithnjë një sy nga akademia.

Ndeshja kundër Seltës – “Ne do të zbresim në fushë me qëllimin për ta dominuar takimin dhe të kualifikohemi më tej. Por edhe Selta nuk është jashtë gare dhe do të qbëjë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Në ndeshjen e parë treguan se nuk kanë ndër mend të lëshojnë asnjë milimetër.”

1-1 në “Balaidos” – “Barazimi me gola në ndeshjen e vajtjes në Vigo ka favorizon lehtësisht për takimin e kthimit. Por e them minimalisht, sepse Selta Vigo është një skuadër që luan mjaft mirë edhe jashtë fushe, ka shënuar gjithnjë në këtë sezon. Jemi më të favorizuar nisur nga rezultati i ndeshjes së parë.”

Milionat dhe Akademia – “Modeli i Barcelonës është ai i njëjti përherë. Barcelona gjithnjë është përpjekur të nënshkruajë me lojtarët më të mirë në botë. Por nga ana tjetër Barcelona nuk e ka anashkaluar asnjëherë akademinë e saj. Kështu ka ruajtur stilin e saj. Kjo traditë vazhdon edhe tani. Pastaj mos harroni se lojtarë të kalibrit të Ksavit, Iniestës me shokë nuk lindin çdo vit, ata janë thjesht të papërsëritshëm.”

E ardhmja e Maskeranos – “Ai vazhdon të jetë pjesë e klubit dhe nuk ka asgjë të re për të shtuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Kutinjo – “Urojmë që të jetë një lojtar që do të na ndihmojë më shumë në realizimin e objektivave që kemi. Është një lojtar polivalent, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme në fushë. jam i bindur se do të përshtatet mjaft mirë me ekipin. Ka një lehtësi të admirueshme për të shënuar gola dhe për të dhënë pasimin e fundit. Jemi të lumtur me afrimin e tij, është një blerje e shkëlqyer.

Shumë lojtarë në përbërje – “Ekipin e shoh shumë të angazhuar çdo ditë në stërvitje. Po flitet shumë për lojtarët dhe është e kuptueshme, sepse ndodhemi në mes të merkato. Por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të jemi të përqendruar vetëm tek fusha. Nëse dikush do të largohet ne do t’ia komunikojmë. Por unë jam gjithnjë partizan i skuadrave jo të mbingarkuara me lojtarë.”

Të pathyer – “Nuk mendojmë për këtë, kur të kalojë koha do të flasim dhe të bëjmë bilancet.”

Përbërja e ekipit – “Mendoj se kam në shërbimin tim ekipin më të mirë të mundshëm. Ne përfaqësojmë një klub të madh në botë dhe jemi në garë në tre kompeticione madhore.”

Titulli – “Do të më pëlqente shumë të fitoja një Kupë të Mbretit si trajner. Për mua ky trofe ka shumë rëndësi.”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image