Usain Bolt qenka kokëshkëmb, tani firmos në Paris!

Atleti legjendar Usain Bolt nuk dorëzohet dhe vazhdon të tentojë realizimin e ëndërrës së tij, atë të të luajturit futboll profesionist.

Njeriu më i shpejtë në planet kohë më parë u stërvit disa ditë me Borusian e Dortmundit, bisedoi me disa klube, u provua në Australi dhe hoqi dorë, duke thënë se futbolli nuk ishte për të.

Megjithatë, aftësia e tij për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve vazhdon të joshë shumë klube dhe Paris FC në Francë duket se e ka bindur ta provojë sërish, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Klubi e ka zyrtarizuar vetë transferimin, me Bolt që do të bashkohet me Paris FC në verë. Të shohim sa do zgjatë, sepse xhamajkani është 33 vjeç!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *