U rikthye me gol në “Bundesligë”, emri i Rashicës në 11 më të mirët e javës

Milot Rashica pati një rikthim fantastik me Ëerder Bremen në “Bundesligën” gjermane, ku arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutën e 8 ndaj Dortmundit me anë të një goditje mjaft të bukur.  Me këtë gol dhe paraqitje në fushën e lojës, duket se futbollisti shqiptar e ka gjetur shumë lehtë formën pas atij dëmtimi që e la jashtë fushe për disa javë.

Por, performanca ndaj Dortmundit e ka renditur Rashicën në radhët e më të mirëve të kampionatit gjerman, pasi është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës. Lojtari shqiptar duket se po ecën në hapat e sezonit të shkuar, në të cilin ka zhvilluar një kampionat tejet pozitiv me Ëerderin, duke e ndihmuar ekipin me golat dhe asistet e tij./Sport Ekspres/