U përfol për bojkotin e Superiores, e sqaron zyrtari i FSHF-së: Nesër takojmë presidentët e ekipeve

Gjatë këtyre ditëve është hedhur në media teza për bojkotin e Superiores. Kjo për shkak të paketës ligjore të sportit që është ndryshuar nga qeveria dhe nuk zbatohet në bazë të interesave të klubeve. Një çështje me shumë rëndësi dhe që ndikon në garë, pasi do të rriteshin edhe të ardhurat për presidentët e Superiores.

Gjithsesi ishte zv presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, që ka sqaruar gjithçka në emisionin “Pressing”. Ai u shpreh se nuk ka ide për bojkot, ndërsa nesër do të ketë edhe një takim më presidentët e klubeve.

“Mesa di unë nuk ka ide për bojkot. Nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Nuk jam për bojkot, jam për dialog. Nesër do të kemi një takim me presidentët e Ligës dhe do e diskutojmë sërish“, tha Libohova. /Sport Ekspres/