Turbina mbyll merkaton me 8 “fishekzjarre”, në Cërrik ndihen super!

Turbina e Cërrikut ka qenë tepër aktive në këtë merkato vere. Të verdhët kanë bërë tetë blerje tepër cilesore. Trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi ka konfirmuar për shtypin se merkatoja e verës “u mbyll këtu.

Jam i kënaqur me afrimet e reja, të cilat kanë blinduar edhe më shumë Turbinën. Falënderoj presidetin Gjoka për investimet”. Tekniku kryeqytetas është shprehur se “do të jemi një ekip edhe më i fortë se ai i sezonit të kaluar, ku do synohet peseçja e parë e Grupit të Jugut. Pra, kemi pretendime të mëdha dhe nuk do ta llogarisim fare qëndrimin në Kategorinë e Parë”, ka thënë trajneri Bardhi.

Por, cilat janë goditjet e Turbinës gjatë kësaj merkatoje?

Leonid Varfi (portier 21 vjeç, që ka luajtur në Gjermani), Jurgen Dervishi (qendërmbrojtës nga Lushnja 20 vjeç, që ka luajtur me lagunarët dhe me Arçe në Serinë D), Donald Bejko (qendërmbrojtës nga Durrësi, që ka luajtur sezonin e kaluar me Besën e Kavajës), Regild Zeneli (nga Tirana, mbrojtës i djathtë, që ka luajtur me bardheblutë dhe me Emmen 2 në ligën e tretë holandeze), Mateo Cake (mesfushor qendre, që ka luajtur sezonin e kaluar me Pogradecin), Fabio Hasa (mesfushor sulmues, që ka dalë nga Akademia e Partizanit), Ugo Ramonus (sulmues 20 vjeç, që ka luajtur sezonin e kaluar me Dinamon) dhe Ronaldo Ndreu (sulmues 20 vjeç ka luajtur në Gjermani dhe është pjesë e kombëtares së 21 vjeçarëve të Shqipërisë).

Maringlen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *