Tmerr në shtëpinë e mbrojtësit të Totenhemit, i hyjnë me hanxhar në shtëpi për ta grabitur

0

Familja e Jan Vertongen ka përjetuar një makth të vërtetë këtë javë, teksa 4 persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tyre. Futbollisti i Totenhemit ka qenë në Gjermani për të luajtur ndeshjen e Champions League kundër Leipzig. Agresorët mbanin në duar hanxharë dhe bashkëshortja e mbrojtësit belg, së bashku me dy fëmijët e vegjël janë tmerruar dhe nuk kanë guxuar të mos u binden fjalëve të grabitësve.

Këta të fundit kanë tentuar të vjedhin para apo sende me vlerë, ndërs pasi ia kanë arritur qëllimit janë larguar nga banesa. Bashkëshortja e Vertongen ka njoftuar menjëherë policinë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur më pas edhe investigimin. Megjithatë ende askush nuk ka rënë në duart e forcave të rendit për këtë ngjarje./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.