TKZ është një shembull, i gjendet Shqipërisë jo vetëm për futboll

TKZ është një shembull dhe një nga tifozeritë më të mira në përkrahje të Shqipërisë. Por jo vetëm kur bëhet fjalë për lojën e futbollit, por sa herë që vendi ynë ka nevojë, ata gjenden aty.

Pas situatës apokaliptike që ndodhi me tërmetet, ku fatkeqësisht pati edhe humbje jetësh, TKZ njofton se është mobilizuar dhe ka ngritur një fond emergjent për ndihmë sa i përket vatrave më të prekura. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura.

Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt ëëë.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë