Tirana “show”, Shkumbini turpërohet në Peqin

0

Tiranë e frikshme, ose më saktë, Tirana që pritej. Bardheblutë nuk ishin të aftë të mbijetonin sezonin e shkuar në Superiore, por ajo që mendonin të gjithë po ndodh: kjo skuadër dhe ky klub nuk kanë lidhje me Kategorinë e Parë.

Nga fjalët, te veprat, sepse sot Tirana fitoi 6-0 në Peqin, arriti fitoren e katërt rresht, asnjë gol i pësuar dhe lojë bindëse, për të mos thënë pa asnjë rezistencë nga rivalët.

Shkumbini u mundua për gjysmë ore, por sapo Doka gjeti golin e parë të ndeshjes, u pa qartë që mori fund.

Ngo’o dyfishoi pa mbaruar pjesa e parë dhe e dyta ishte stërvitje, ku shënuan të gjithë, por shkëlqeu edhe Ilion Lika, i cili priti një 11-metërsh.

12 pikë në 4 ndeshje, nis që tani arratisja dhe vetëm Bylisi është skuadra që mund ta mbajë hapin edhe për pak kohë.

KATEGORIA E PARË, 14 tetor 2017 – Java: 4

KAT. PARE B

Shkumbini 0 – 6 Tirana

Shënues: Doka 30’, Ngo’o 40’, Hoxhallari 54′, Sentamu 57′, Daja 60′, Karabeci 90’+2 pen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.