Tirana sërish me mungesa, e penalizojnë dëmtimet

0

Tirana luan nesër në Kupën e Shqipërisë ndeshjen e kthimit kundër Laçit. Bardheblutë kanë triumfuar në sfidën e parë 3-0 dhe kualifikimi duket i vulosur. Gjithsesi ata po përgatiten për një ndeshje të vështirë.

Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Majkëll Ngo, i cili u pezullua me pesë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve të ndodhura pas sfidës me Laçin në kampionat. Nga ai takim i dëmtuar ka dalë edhe mbrojtësi Marvin Turtulli.

Ky i fundit  ditën e djeshme ka kryer stërvitje i diferencuar dhe do të mungojë nesër në Laç. Ndryshe nga ndeshja e parë më kurbinasit, këtë herë do të jetë i gatshëm edhe sulmuesi Grent Halili, i ndëshkuar me karton të kuq kundër Flamurtarit në ndeshjen e dytë në Kupë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.