Tirana kthehet në rrugën e duhur, Bylisi nuk i ndahet. Egnatia rikthehet të habitë, Vllaznia B shkëlqen në Shijak

0

Golat e Halilit dhe Çelhakës në pjesën e parë i kanë mjaftuar Tiranës, që ka mposhtur sot 2-0 Apoloninë dhe ka rinisur rrugëtimin, pas frenimit të bujshëm, me humbjen shtëpiake ndaj Bylisit në ndeshjen e shkuar. Gjithçka e thjeshtë për bardheblutë, që nuk u dukën asnjëherë në vështirësi nga Apolonia, edhe pse kjo e fundit jashtë fushe ka luajtur shumë mirë këtë sezon.

Nuk lëshon pe Bylisi, që për më pak se një orë vuajti për të gjetur golin ndaj Naftëtarit, por sapo Luiz Henrike shënoi në minutën e 65-të, mori fund, sepse Zisi shënoi edhe fy gola të tjerë dhe përfundoi 3-0. Moment i artë për Niko Zisin, heroi i fitores në Tiranë para dy javësh.

Pas dy skuadrave kryesuese shpërthen Tomori, fitues 4-0 ndaj Shënkollit, me nga 2 gola në çdo pjesë loje.

Në grupin A Besa-Kastrioti luhet nesër dhe ajo është kryendeshja, ndërsa sot befasia vjen nga Egnatia dhe Vllaznia B. Skuadra nga Rrogozhina fitoi 1-0 në Burrel, duke konfirmuar se jashtë fushe shkëlqen dhe tashmë afrohet sërish me kreun.

Ndërkaq, Vllaznia B fiton papritur me përmbysje në Shijak, në një ndeshje shumë nervoze, me 2 kartonë të kuq e shumë të verdhë. Pasha shënoi për vendasit në fund të pjesës së parë, por Vllaznia B shënoi 3 gola në 21 minutat e fundit të ndeshjes.

Fiton edhe Besëlidhja, 3-0 ndaj Korabit, duke kapur për momentin vendin e dytë në renditje.

E shtunë, më 18 nëntor, ora 14:00

Grupi A

Besëlidhja – Korabi              3-0

Shënues: Ndreca 28’, Ajazi 87′, 90′

Erzeni – Vllaznia B               1-3

Shënues: Pasha 45′ pen. / Pusi 67′, Markolaj 80′, Erkoçeviç 89′

Burreli – Egnatia                   0-1

Shënues: Nako 40′ pen.

Tërbuni – Dinamo                 0-0

Grupi B

Shkumbini – Pogradeci        0-1

Shënues: Çekiçi 43′

Turbina – Iliria                      0-0

Tomori – Shënkolli                4-0

Shënues: Sharavolli 25’, Onu 44′, Koleci 55′, Kopaçi 80′

Tirana – Apolonia                 2-0

Shënues: Halili 27’, Çelhaka 40′

Bylisi – Naftëtari                   3-0

Shënues: Luis Henrike 65′, Zisi 67′ pen, 83′

NESËR

Besa – Kastrioti

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.