Tirana duhet ta shohë! Në Izrael i tregohet dera Hykës: Mund të iki në janar, janë zhgënjyer

Afrimi i Jahmir Hykës dhe lëvizja te Maccabi Netanja, po e “rilindte” këtë futbollist që nisi të shënonte thuajse në çdo javë me skuadrën e re. Madje kur mungonte te Kombëtarja hapeshin edhe shumë diskutime me këtë temë.

Por ky sezon i ri është katastrofë jo vetëm për Hykën, por për gjithë skuadrën. Në 9 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 6 pikë dhe janë në vendin e parafundit. Madje duke marrë 5 humbje rresht dhe që po e dëmtojnë shumë ekipin.

Në Izrael e përmendin Jahmir Hykën si një nga zhgënjimet e mëdha, ndërsa në takimin e fundit e nisi nga stoli. Madje duke shkruajtur se nëse ky lojtar nuk arrin të përmirësohet në dy muajt e ardhshëm, atëherë në merkaton e janarit do e gjejë veten jashtë skuadrës. Në këto kushte është Tirana që duhet të vëzhgojë situatën, pasi dihet tashmë historia e dashurisë mes këtij klubi dhe Hykës që mund t’i japë një dorë deri në përfundimin e Superiores. /Sport Ekspres/