Tifozët e Man United të pa kënaqur me ekipin, i vënë flakën shtëpisë së drejtorit të ekipit

0

Rezultatet jo pozitive të Man. United kanë nervozuar jo pak tifozët e kuq. Largimi i Mourinhos dhe afrimi i Solskjaer nuk solli diçka të re duke mbetur tek e njejta histori. United nuk ka forcë për të luftuar për titull, e aq më pak për një vend në zonën Champions.

Nisur nga kjo situatë, një grup i nervozuar tifozësh kanë shpërthyer ndaj drejtorit sportiv të klubit, Ed Woodward. Drejt shtëpisë së këtij të fundit kanë nisur të hidhen flakadan duke shkaktuar një situatë të pakontrollueshme. Fatëmirësisht familja e teknikut nuk ndodhej në shtëpi ndërsa klubi i Man United ka kërkuar gjetjen dhe dënimin e aitorëve./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.