Rezultatet jo pozitive të Man. United kanë nervozuar jo pak tifozët e kuq. Largimi i Mourinhos dhe afrimi i Solskjaer nuk solli diçka të re duke mbetur tek e njejta histori. United nuk ka forcë për të luftuar për titull, e aq më pak për një vend në zonën Champions.
Nisur nga kjo situatë, një grup i nervozuar tifozësh kanë shpërthyer ndaj drejtorit sportiv të klubit, Ed Woodward. Drejt shtëpisë së këtij të fundit kanë nisur të hidhen flakadan duke shkaktuar një situatë të pakontrollueshme. Fatëmirësisht familja e teknikut nuk ndodhej në shtëpi ndërsa klubi i Man United ka kërkuar gjetjen dhe dënimin e aitorëve./Sport Ekspres/
Just seen a video surface of United fans allegedly firing Flares at Ed Woodward’s House, Thoughts? pic.twitter.com/sjXTRqOSPy
— Madman Mason (@MadmanMason3) January 28, 2020