Mbush 100 vjeç! Teuta bën premtim të madh: Merreni këtë dhuratë të vogël, në fund do ju japim trofe

Teuta ka mbushur 100 vite nga themelimi i saj, ndërsa është krijuar në 29 janar të 1920. Padyshim një ekip që ka kontribuar në historinë e futbollit shqiptar përgjatë gjithë kësaj periudhe. Fatkeqësisht për këtë skuadër, ambienti festiv nuk është më i miri i mundshmi, pasi Durrësi u godit nga një fatkeqësi e madhe në nëntor dhe lëkundjen e fuqishme të tërmetit janë ndierë sërish gjatë mbrëmjes që kaloi.

Por gjithsesi kjo është një datë e shënuar për futbollin sa i përket Teutës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, jepet një dhuratë e vogël për tifozët nëpërmjet një video për të hequr nostagjinë, ndërsa premtimi i madh është: “Një trofe në fundin e kampionatit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online