Tifozët e klubit në Seria A hapën banderolën për Shqipërinë, e heq menjëherë policia

Sensibilizimi për këtë situatë të vështirë nga ana e Shqipërisë, ka ardhur nga shumë klube të njohura e sidomos në Seria A. Së fundmi janë tifozët e Leçes që i dalin në mbështetje vendit tonë me një banderolë.

Por mesazhi “Albania Ale”, qendroi vetëm për pak i vendosur afër prefekturës. Pastaj do të ishte policia bashkiake që do të merrej me largimin e kësaj banderole, që u hap vetëm për t’u sensibilizuar me këtë moment të vështirë që po kalon Shqipëria dhe ky lloj reagimi ishte disi për t’u evituar. /Sport Ekspres/