“Thriller” në Seria A me Torinon, humbet ndaj Leçes në 101 minuta dhe me VAR-in në fund

Një “thriller” i vërtetë ishte ajo që ndodhi me Torinon, atje ku kjo skuadër humbi me rezultatin 1-2 ndaj Leçes. Fitore surprizuese e këtyre të fundit, në ndeshjen që ka zgjatur për plot 101 minuta.

Madje minutat e fundit do të ishin si një telenovelë më vete, pasi arbitri ka marrë një kohë të gjatë duke parë në VAR. Ajo që kërkohej ishte një penallti për Belotin dhe në favorin e Torinos. Pas e vëzhgoi shumë herë rastin, gjyqtari i takimit vendosi se gjithçka ishte e rregullt dhe nuk kishte të bëhej me 11 metërsh. Shumë polemika kanë plasur në Itali me arbitrimin, ndërsa Torino lë pikët e para në kampionat. Mediat italiane kanë raportuar se bëhej fjalë për një 11-metërsh të qartë, por u krye një gabim me vendimin. /Sport Ekspres/