Teuta nuk njeh pushim, zbret në fushë që këtë të shtunë

Teuta mori një fitore me shumë vlerë në javën e tetë të Kategorisë Superiore, duke mundur Kastriotin në shtëpi me rezultatin 2-0. Ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Shkëmbit që para pushimeve më regjistrohej një rezultat pozitiv, në mënyrë që të ekipi të kishte qetësinë e duhur për t’u përgatitur për ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Gjithsesi, nuk ka shumë pushim për “djemtë e detit” të cilët do të zbresë në fushë edhe këtë fundjavë, ndonëse kampionati do të rifillojë javën e ardhshme. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teuta ka njoftuar se të shtunën do të sfidojnë Erzenin.

Synim i kësaj sfide është që lojtarët të ruajnë formën për ndeshjen e radhës me Laçin. Durrsakët kanë marrë 11 pikë deri më tani dhe ndodhen në vendin e gjashtë.

POSTIMI I PLOTË I TEUTËS

Ekipi vijon përgatitjet intesive
Ndeshje miqësore!
Të shtunën, Ora 15:00 në ‘Olympic Park’ do të zhvillohet një takimi miqësor ndaj ekipit te Erzenit.
Për të shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar, drejtuesit e klubit kanë programuar një test në dispozicion të trajnerit Bledi Shkembi dhe stafit teknik për të mbajtur lojtarët në ritëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *