#Tetori Rozë/ Tirana është për t’u duartrokitur, sa shumë sensibilizime vijnë nga ky klub

Futbolli veç se mbetetet sporti më popullor në mbarë botën, ka dhe një peshë një shoqërinë e çdo vendi. Ndaj edhe instancat më të larta të futbollit si UEFA apo FIFA bëhen pjesë herë pas here e nismave sensibilizuese për tema të caktuara. Ndërkohë edhe në Shqipëri ka nisur të aplikohet ky model, europian le të themi.

Tirana ka treguar brenda pak ditëve se mbetet një familje e madhe që kujdeset për të gjithë. Rasti i fundit është pikërisht në ndeshjen me Laçin për të dhënë një mesazh. Në foton zyrtare lojtarët kishin përpara një tabelë me mbishkrimin “Tetori Rozë”. Një nisëm botërore që i dedikohet parandalimittë kancerit të gjirit te fermrat.

Një gjest për t’u duartrokitur duke ditur se shumë femra e ndjekin Tiranën por dhe gjithë futbollin, qoftë nga stadiumi apo qoftë nga TV. Pak ditë më parë Ngoo dhe Vangjeli shpërndanë dhurata tek akademia e të rinjëve në shenjë sërish sensibilizimi kundër diskriminimit në sport por dhe jo vetëm. Gjeste të tilla sensibilizuese do të kenë një përfshije më të madhe tek ata që i shohim çdo ditë me admirim./Sport Ekspres/