Të dashurat që po e lënë “La Liga-n pa sulmues”, një tjetër lojtar tërbohet me ekipin dhe arratiset për 18-vjeçaren

Një rast identik si ai i Luka Joviç që u përfol edhe për një burgim në Serbi, vjen sërish nga La Liga. Këtë herë nuk është më një sulmues i Realit të Madridit, por i Celta Vigos. Bëhet fjalë për Fyodor Smolow që do të festonte në Rusi datëlindjen e së dashurës së tij, që mbushte 18-vjeçe.

Largimi nga Celta Vigo do të ishte pa lejen e skuadrës dhe u nis me një aeroplan privat drejt Rusisë. Në këtë shtet nuk janë masa në ekstrem për Coronavirusin, ndërsa duhet të marrë një leje të veçantë për hyrje, që lojtarëve dhe personave të njohur nuk u kërkohet. Prandaj Smolow e kishte rrugën e hapur dhe ka mbërritur në vendodhjen e së dashurës. Pas momenteve të gëzimit duhet të vijë dhe të përballet me skuadrën e tij, ndërsa Luka Joviç pritet të largohet nga Reali. /Sport Ekspres/