Taulant Kuqi u nis për Ballsh, por kthehet në Superiore

0

Taulant Kuqi ka pasur 24 orë plot ngjarje, sepse ditën e djeshme praktikisht arriti marrëveshjen me Bylisin, ndërsa tani ka ndryshuar gjithçka.

Mesfushori vlonjat, i cili këtë verë është larguar nga Flamurtari, pas një “përjetësie” si kuqezi, tashmë me shumë gjasa do të jetë pjesë e Kamzës, raporton “sportal.al”.

31-vjeçari, i cili te Flamurtari vitet e fundit kishte luajtur shpesh si qendërmbrojtës, kishte oferta nga disa klube dhe Bylisi dukej shumë pranë, mbi të gjitha për shkak se Kuqi nuk dëshironte të largohej shumë nga Vlora dhe oferta financiare ishte mjaft e mirë.

Megjithatë, bisedimet me Kamzën u zhbllokuan ditën e sotme dhe është gjetur marrëveshja, me Kuqin që nuk ka dëshirë ende ta mbyllë me Superioren. Te Kamza Kuqi gjen edhe Argent Halilajn, tjetër vlonjat i lagruar këtë verë nga Flamurtari, por edhe Hektor Idrizajn, vlonjatin i cili sezonin e fundit luajti për Skënderbeun. Për të kompletuar “kuadrin” vlonjat, te Kamza këtë verë është transferuar edhe një “ish” i Flamurtarit, mbrojtësi kroat Fushtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.