Tare: Ëndrra ime, trajner me Shqipërinë

Igli Tare nuk e ka bërë kurrë rolin e trajnerit në karrierën e vet, sepse pa u ndarë mirë nga futbolli i luajtur, presidenti i Lacios Klaudio Lotito e “gradoi” drejtor sportiv. Në Shqipëri shumë njerëz e shohin Taren si një person perfekt për të rregulluar shumë gjëra në futbollin shqiptar, duke parë aftësitë e tij menaxhuese, por ndërkohë Igli ka një ëndërr të madhe: të bëjë trajnerin. Jo në Itali, por vetëm të drejtojë kombëtaren shqiptare, siç rrëfen ish-sulmuesi legjendar për Gazzetta dello Sport.

“Që kur isha futbollist kisha dilemën: drejtues, apo trajner. Rruga ishte e qartë që në fillim, por një njeri pa ëndrra është i vdekur dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë: të stërvit, një ditë. Nëse do të ndodhë ndonjëherë, vetëm Shqipëria: jo një klub. Gjithsesi, në fund të fundit jam duke ‘stërvitur’ që tani, sepse më pëlqen të jetoj atmosferën e dhomave të zhveshjes, të flas me trajnerin tim, ta ndihmoj pa e penguar në punën e tij. Nuk është e lehtë ta mendoj veten larg profesionit aktual dhe aq më shumë larg Lacios: më kanë kontaktuar shumë klube, por lidhja ime me këtë klub ka lindur dhe është rritur mes shumë vështirësish, është një krijesë që e kam rritur dhe pas 13 vitesh e kam në zemër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *