Strakosha përsërit Berishën, pritje fantastike dhe fitore e pastër e Lacios

Lacio e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme xhiron e gjashtë të kampionatit italian, pas asaj fitore të thellë me rezultatin 4-0 kundër Xhenoas. Lacialët kanë tundur rrjetën nga dy herë në secilën pjesë dhe shkojnë kështu në kuotën e 10 pikëve. Megjithatë tre pikët e marra ditën e sotme nuk kanë mjaftuar qe ekipi italian të ruajë pozicionin e tij në tabelën e renditjes, pasi tashmë e gjenë veten një vend më poshtë, në atë të gjashtin.

Një ditë e mirë ka qenë kjo edhe për portierin kuqezi, Stakosha, i cili përsërit Berishën, duke vënë në zbatim aftësitë e tij me pritjet e realizuara, ndër të cilat 3 prej tyre kanë qenë vendimtare.

Me tre pikë e kanë mbyllur këtë javë edhe rivalët e përjetshëm të Lacios, Roma, e cila ka marrë një fitore me rezultat minimal 0-1 në transfertën e Leçes. Romakët i kanë rrëmbyer kështu vendin lacialëve, duke u renditur të pestët me një pikë më tepër se Lacio./Sport Ekspres/