Stavri Nica braktis edhe Teutën?

0

“Përse të jem aty, unë e kam mbyllur me këtë lloj futbolli”. Stavri Nica nuk ka duruar. Ka vendosur të largohet. Edhe pse nga klubi i Teutës nuk ka ndonjë vendim, fjalët e Nicës janë të qarta. Ka vendosur të braktisë Teutën, duke parë gjendjen e skuadrës. Dhe kjo nuk është braktisja e parë e Stavrit këtë sezon. Nëse zyrtarizohet largimi nga Teuta, për të, do të jetë skuadra e tretë që braktis, pasi iku nga Laçi e Ballshi, prej tetorit e në vazhdim. Nica u emërua në krye të Teutës më 4 janar dhe nëse largohet vendin e tij e zë, ndihmësi i tij Ilir Biturku.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.