Starova nuk e pati kurrë gati, Çani tani kthehet në stërvitje

Sulejman Starova e mori Partizanin në nëntor të vitit të shkuar dhe u largua nga puna ditën e djeshme, me drejtuesit e Partizanit që mbetën të pakënaqur nga ecurianë vitin 2018, pas ndryshimeve të shumta në merkaton e janarit.

Në 4-5 muaj që drejtoi të kuqtë, Starova nuk pati kurrë një sulmues të vërtetë në dispozicion, sepse Edgar Çani ka munguar që prej 23 shtatorit, në ndeshjen ndaj Skënderbeut në Korçë.

Si për koincidencë, pikërisht tani që është larguar Starova, Çani është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe ka zhvilluar programin e plotë stërvitor.

Si pasojë e një dëmtimi të lehtë, sot ka munguar në stërvitje kapiteni Alban Hoxha, por portieri do të jetë të shtunën në fushë, kundër Luftëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *