Spektakël me Zenitin, Interi i Ikardit dhe Martinezit nis të “xhirojë”

Hapa të vegjël por inkurajues për Interin në miqësoren e tretë brenda 7 ditësh. Këmbët janë ende të rënda, sigurisht, ashtu sikurse edhe mungesat dhe rotacionet e Spaletit ndikuan jo pak, por megjithatë ka edhe nota pozitive.

Skuadra zikaltër barazoi sonte 3-3 ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut, në një sfidë me nivel më të larë në krahasim me Luganon dhe Sionin.

Sigurisht, Zeniti është gati për debutimin në kampionatin rus, ndaj edhe është shumë më përpara me përgatitjen.

Edhe përpos kësaj, përtej disa vështirësive të vogla, Interi luajti mirë dhe diti të vuante ndaj djemve të Semakut.

Pjesa e parë ka qenë e bukur, mes super golat e Kandrevës dhe Noboas dhe pjesa e dytë që, pas golit me penallti të Ikardit, ka parë rusët të kalojnë në avantazh me Mak dhe Hernani. Zhgënjim që zgjat pak, pasi Martinez gjen goline dytë brenda pak ditësh, duke fiksuar 3-3 përfundimtar, që nuk ka mërzitur aspak 8000 të pranishmit në “Arena Garibaldi” të Pizas dhe që i ka dhënë sinjale pozitive Spaletit.

Trajneri Spaleti, pas ndeshjes, tha: “Kemi hedhur hapa përpara si në aspektin taktik, ashtu edhe fizik. Fakti që këmbët po nisin të xhirojnë dhe çlirohen është thelbësor. Më pëlqeu shumë Asamoah dhe Dalbert, që më në fund luajti i qetë dhe me ritmin që dëshiroja”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *