Skënderbeu rikthehet +12 nga Kukësi, Ahmataj e nis me humbje

0

Një ndeshje e bukur, atmosferë festive dhe shumë gola. Në fund, triumf 3-2 i Skënderbeut, që nuk ka të ndalur, sepse kthehet +12 nga Kukësi, me 7 ndeshje të mbetura deri në fund.

U duk e lehtë në fillim, sepse edhe me ndihmën e fatit Skënderbeu gjeti golin e parë, kur një kros i Muzakës u transformua në gjuajtje nga era e fortë dhe topi përfundoi në rrjetë.

Më pas, Soue shënoi nga pika e bardhë dhe për 30 minuta u duk gjithçka e mbyllur. Gjithsesi, Rezi rihapi ndeshjen në minutën e 34-t dhe Zguro e barazoi me një supergol nga goditja e dënimit në fundin e pjesës së parë.

Sapo nisi e dyta, Xhejms Adeniji ktheu në avantazh korçarët dhe nuk pati më gola deri në fund, edhe pse Kamza u përpoq shumë të barazonte. Debutim i hidhur për Julian Ahmatajn, sepse përtej lojës, pikët mbeten zero në ndeshjen e sotme dhe renditja sa vjen e ndërlikohet.

Skënderbeu – Kamza     3-2

Shënues: Muzaka 17′, Soue 26′ pen., Xhejms 48′ / Rezi 35′, Zguro 45′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka (Abazi 90’+4), Xhejms (Vila 74’), Gavazaj (Lilaj 58’), Soue. Trajner: I. Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Çukoviç, Lelis, Zguro, Ymeraj, Malaj, Fukui, Rezi (Kuqi 77’), Fili (Mehmeti 63’), Plaku. Trajner: J. Ahmataj

Karton i verdhë: Leo Lelis 31′

GOLAT

16′ SKËNDERBEU GOL! Gol i pabesueshëm i Skënderbeut. Muzaka nga goditja e këndit, era e fortë i jep topit një trajektore anormale dhe portieri Avdyli vihet në vështirësi, duke grushtuar keq dhe duke lënë topin mbi vijën fatale, aty ku Soue e shtyn në rrjetë. E paqartë nëse topi i krosuar nga Muzaka e kaloi vijën fatale.

26′ SKËNDERBEU GOL! Pa shumë sforcim, Skënderbeu gjen edhe golin e dytë. Xhejms fiton një 11-metërsh pas faullit të Zguros dhe Soue shënon.

35′ KAMZA GOL! Rezi merr një pasim të bukur në të majtë të sulmit kamzali, futet në zonë dhe me të djathtën godet bukur, duke mposhtur portierin Teuta.

45′ KAMZA GOL! Zguro bën fenomenin. Goditje dënimi, e majtë spektakolar dhe gol i shkëlqyer. Barazim!

48′ SKËNDERBEU GOL! Gol Xhejms. Nigeriani di të shënojë edhe me kokë. Pas një krosi në zonë, sulmuesi mposhti portierin Avdyli për të tretën herë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.