Pas humbjes në Laç, Skënderbeu është kthyer në rrugën e duhur. Skuadra korçare ka fituar sot 3-1 në Lushnjë, duke treguar autoritet dhe qetësi kampionësh.
Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi Lushnja e javës së shkuar në Kukës tregoi se ka forcë dhe mund të befasojë këdo.
Skënderbeu e nisi mirë, me një gol të bukur me finte nga Xhejms Adeniji, pasuar nga Some, por fitorja e lehtë u bë e ndërlikuar kur në mesin e pjesës së parë Aliti shënoi në portën e vet në një goditje këndi për Lushnjen.
Më pas edhe shiu bëri të vetën, duke prishur bukurinë e ndeshjes e duke rënduar terrenin, por në fund të pjesës së parë Gavazaj shënoi golin e dytë dhe ishte goditje fatale për Lushnjen.
Në pjesën e dytë Skënderbeu administroi mirë ndeshjen dhe kur Spaho doli me karton të kuq në minutën e 79-të, mbaroi gjithçka. Në portë Canka dhe gol Radas. Mbaroi aty, Skënderbeu shkon +9, në pritje të Flamurtari-Laçi.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15
E shtunë, më 16 dhjetor, ora 13:00
Lushnja – Skënderbeu 1-3
Shënues: Aliti 18′ aut. / Xhejms 4′,Gavazaj 44′, Radas 85′
Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Bufazi, Mone, Pepa, Papa, Taullau, Magani, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Aliti, Lilaj, Taku, Muzaka, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja
Karton i kuq: Spaho 80′
Gjyqtarë: Fatjon Xhemalaj, Redian Dobruna, Rejdi Zaimi, Indrit Myrtja
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Arianit Lulaj